×
  • Lajme
  • Shqipëria / I përmirësohet gjendja shëndetësore

    Fatos Nano del nga spitali, kthehet në shtëpi pas gati një muaji

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 8:14

    Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi pak orë më parë.

    Ish kryeministri ishte shtruar në spital që prej 24 gushtit pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

    Gjatë kësaj kohë, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!