Amir Rrahmani nuk arriti t’i luante as 15 minuta mbrëmë në fitoren e Napolit ndaj Bragas me rezultat 2:1.
Qendërmbrojtësi kosovar u detyrua të largohej nga fusha e blertë në minutën e 13-të pasi e pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë.
Përfaqësuesi kosovar ishte rikthyer në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve pasi kishte munguar në duel me Genoan në Serie A si rezultat i një tërheqjeje të lehtë muskulore në ndeshjen e Kosovës me Rumaninë në kualifikimet për Euro 2024.
E tash, mediat italiane raportojnë se në ditët në vazhdim do t’i bëhen ekzaminime të detajuara futbollistit kosovar, ndërsa do të dihet edhe kohëzgjatja e mungesës së tij.
Lëndimet e tilla zakonisht i kërkojnë dy deri në tri javë pushim të muskulit, prandaj kapiten Rrahmani me gjasë do të mungojë në ndeshjet e Kosovës në muajin tetor.
Është e vështirë të besohet se ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës do të rrezikojë për t’u paraqitur me “Dardanët”, kur dihet se këta të fundit i kanë humbur gjasat për kualifikim në Kampionat Evropian, prandaj më i logjikshëm duket se do të jetë opsioni i pushimit të tij, në mënyrë që të jetë gati për angazhimet me Napolin pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.