×
  • Sport
  • Sport

    Pse emri i stadiumit të Arsenalit ndryshoi gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 18:09

    Arsenali është rikthyer në garën e Ligës së Kampionëve për herë të parë në gjashtë vjet, me një gjë që u pa ndryshe nga UEFA ku stadiumin e Arsenalit e quanin Arsenal Stadium dhe jo Emirates Stadium

    Topçinjtë janë në këtë stadium me bazë në Londrën Veriore prej 2006. Që nga atëherë, ata bën një lëvizje të shkurtër duke u larguar nga stadiumi i t yre ikonik Highbury për të ndërtuar stadiumin që ata e quajtën Emirates – një stadium me 60 000 ulëse i ndërtuar sipas kohës moderne.

    Shumë ndeshje janë luajtur në Europë dhe adresa të ndryshme janë ndërruar, por gara elitare kontinentale nuk ishte në agjendën e Arsenalit që nga viti 2017. Kjo ecuri shterpë u mbyll, me Mikel Arteta që arriti një fitore bindëse 4-0 kundër PSV-së derisa Arsenali u kthye me stil në krye të grupit të tij në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

    UEFA e regjistroi këtë ndeshje që ka ndodhur në stadiumin Arsenal, pasi që trupi qeverisës i futbollit nuk i njeh stadiumet që përfshin emrat e sponsorëve. Kjo rregull do të ndikojë edhe të Manchester City – të cilët tani do të luajnë në Stadiumin e Qytetit të Manchester, ku nuk do të përdoret emri Etihad -derisa skuadra austriake Red Bull Salzburg nuk do të thirret nga UEFA me këtë emër por vetëm më FC Salzburg.

    Arsenali nuk do t’i interesojë shumë se si quhet stadiumi i tyre derisa ata i fitojnë ndeshjet aty, me Artetën që ka thënë se ishte një pritje e gjatë që klubi të kthehet në aksion në Ligën e Kampionëve.

    “Jam me të vërtetë i lumtur. Ishte emocionale vetëm të dëgjoje muzikën dhe atmosferën që patëm në stadium, ishte e mahnitshme, është një kujtim i mirë që ndeshjen e parë ta fitojmë me rezultat 4-0 dhe për mënyrën se si luajtëm, jam shumë i lumtur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!