×
  • Sport
  • Sport

    Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit “Heydar Aliyev”

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 11:26

    Xhudistja Distria Krasniqi ka siguruar gjysmëfinalen në Grand Slamin “Heydar Aliyev” në Baku të Azerbajxhanit.

    Në këtë Grand Slam po paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.

    Krasniqi si bartëse e garës, shënoi dy fitore për të shkuar në gjysmëfinale.

    Mposhti brazilianen Jessica Pereira me uazari, ndërsa triumfoi në çerekfinale ndaj marokenes Soumiya Iraoui.

    27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Në gjysmëfinale përballë e ka italianen Odette Giuffrida.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!