Një video nga momentet e fundit të jetës së një djaloshi është gjetur afër një ujëvare nga një zhytës i cili pa GoPro-në e tij të zhytur nën ujë.
Richard Ragland hasi në vështirësi dhe u mbyt në Foster Falls State Park në Tennessee në vitin 2017 vetëm pak ditë nga ditëlindja e 23-të e tij, shkruan Reporteri.net
Tani, djaloshi i quajtur Rich Aloha – një zhytës dhe kërkues i thesarit ka zbuluar GoPro-në e Richard Ragland, të kompletuar me një kartë të memoriës që punonte dhe ishte e mbushur me video.
Ajo është e mbushur me momente të lumtura të z.Ragland duke u tallur me shokët, pasi ata xhirojnë vetën duke përdorur një selfie stik.
Rich Aloha, djaloshi që e gjeti GoPro-në kishte dëgjuar për z.Ragland ndërsa ai i kishte thënë mediave lokale se: Unë isha duke shikuar pamjet ndërsa e pashë thash: ‘Oh Zot, ky është ai djali’ ”.
Nëna e Raglandit, Robin McCrear, ka thënë për Atlanta’s WSB TV: Për të, të kalojë përpjekjet e tij për hulumtimin, të bëjë thirrje të shumta telefonike, ai nuk hoqi dorë derisa na kontaktoi neve dhe kjo do të thotë bota për ne”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.