×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Afrim Bunjaku tani është hero i Kosovës – ai na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 10:28

    Presidentja  e vendit Vjosa Osmani ka thënë se polici Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri, duke rënë për Kosovën e ka përjetësuar jetën e tij.

    Osmani teksa publikoi disa fotografit të ditës së djeshme ku rreshterit iu dha lamtumira e fundit, tha se tani ai është hero i Kosovës.

    “Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.

    Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
    Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e  përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.

    Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!