×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Bayernit protestojnë kundër Federatës, hedhin 185 topa tenisi në fushë – klubi pritet të dënohet rëndë

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 22:56

    Bayern Munichi pritet që të dënohet nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) shkaku i protestës që bënë sonte tifozët e këtij klubi.

    “Bavarezët” janë duke zhvilluar sonte ndeshjen në udhëtim ndaj Preussen Munster, të vlefshme për fazës e 1/32 së finales në Kupën e Gjermanisë.

    Këtë ndeshje e kanë shfrytëzuar tifozët e Bayernit për të bërë një protestë ndaj Federatës gjermane.
    Ata hodhën qindra topa tenisi në fushë, me ç’rast ndeshja u ndërpre për pak kohë.

    Arsyeja e kësaj proteste thuhet se tifozët e gjigantit gjerman janë kundër zhvillimit të ndeshjes së Superkupës në kohën e ndeshjeve të Kupës.

    Sipas “Sport1”, klubi i Bayernit do të dënohet me gjobë prej 65 mijë eurosh për këtë.

    Tifozët hodhën 185 topa në fushë dhe dënimi vlen 350 euro për çdo top.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!