×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari gjerman

    Sarrazin: Ajo çka ndodhi në veri është sulm terrorist

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 18:01

    Incidenti i së dielës ndaj Policisë së Kosovës në veri ishte sulm kriminal terrorist, ka thënë emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Sarrazin, i cili ishte edhe për vizitë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se edhe Rusia ka ndikim në veri të Kosovës por nuk dihet se sa.

    Sipas emisarit gjerman, pretendimet e Vuçiqit për atë se si rrodhën ngjarjet në veri të dielën, për çka ai tha se u motivuan nga Kryeministri Kurti, i ka quajtur përgenjështrim të asaj që realisht ka ndodhur atë ditë, shkruan Reporteri.net.

    “Një përshkrim i tillë është i gabuar dhe nuk paraqet pasqyrë të vërtetë të ngjarjeve gjatë fundjavës”, tha ai në një intervistë për ARD derisa shtoi se është shqetësuese që një narrativë si kjo e Vuçiqit po mbizotëron në një masë edhe te serbët e Kosovës.

    Sipas tij, rruga e vetme drejt zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë edhe dialogu dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Madje, ai ka thënë se Gjermania mund “të jetë një violinë e rëndësishme, por vetëm si pjesë e koncertit të BE-së ku dirigjentë janë Lajçak e Borell“.

    Sarrazin po ashtu ka shtuar se qarqe të Beogradit tentojnë ta shfrytëzojnë Putinin për ta fajësuar për krimet që bëjnë.

    “Putin mund të jetë një justifikim i lehtë për disa qarqe në Beograd që ndezin zjarrin dhe më pas bëjnë me gisht drjet Putinit dhe pretendojnë se nuk mund ta kishin ndalur atë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!