×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ardita Sinani akuza Shqiprim Arifit: Për terroristët mbajti zi edhe Komuna e Preshevës

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 20:16

    Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, e ka akuzuar Kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifin, se komuna që ai udhëheq mbajti zi për terroristët që sulmuan policinë në Banjskë të Zveçanit.

    Sinani shkruan se urdhërin e Vuçiqit për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.

    Ajo ka publikuar edhe flamurin serb të ulur në gjysmë-shtizë.

    “Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.Pas shpalljes “ditë zie” me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, ka shkruar Sinani.

    Lidhur me akuzën e Sinanit, ka reaguar Shqiprim Arifi. Ai ka thënë se Presheva nuk ka ditë zie, derisa Sinanin e ka quajtur “bashkëpunëtore të Vulinit”.

    “Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale. Ndërsa kur jemi te flamuri ja ku ishte flamuri i Serbisë së bashku me bashkëpunëtoren e Vulinit!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!