×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një pjesë e një mjeti shpërthyes në Banjskë, policia jep detajet

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 22:43

    Të mërkurën mbrëma, Policia e Kosovës ka gjetur në Banjskë një pjesë e mjetit shpërthyes.

    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

    Ai ka thënë se mjeti është gjendur në afërsi të Manastirit të Banjskës, vendit ku u strehuan kriminelët serbë gjatë sulmit terrorist në Kosovë.

    “Është gjetë një pjesë e mjetit shpërthyes, motori që e dërgon predhën deri në një vend. Predha ka shpërthyer e ai motor ka mbetur aty”, tha Elshani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!