Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Sipas saj, ky propozim është në një linjë me qëndrimet e Presidentit Vuçiq.
Haxhiu ka thënë se kundërsulmi i Policisë së Kosovës të dielën, nga ku u vranë tre terroristë serbë e u arrestuan tetë të tjerë është dëshmi se ata ia dalin vetë ta mbrojnë veriun, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, ka sugjeruar që patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë t’i bëjnë bashkë, e jo ta marrë KFOR-i tërësisht kontrollin.
““KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Haxhiu.
“Ajo që nevojitet janë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Në fund, Ministrja e ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin.
Postimi i plotë: