Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se është identifikuar i dyshuari por i i njëjti ende nuk është kapur nga Policia.
Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net. /Reporteri.net/