×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari i Nice kërcënon me vetëvrasje nga një urë 100 metra e lartë

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 12:43

    Zhvillimet dramatike vijnë nga Franca të premten, ku lojtari i skuadrës Nice, Alexis Beka Beka, është duke kërcënuar me vetëvrasje teksa gjendet mbi një urë 100 metra nga toka.

    Sipas RMC Sport, Beka Beka e ka ndalur veturën e tij në korsinë emergjente dhe qe disa minuta është duke kërcënuar se do të hidhet nga ura.

    Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore, por edhe psikologu i Nices i cili po përpiqet të negociojë me 22-vjeçarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!