×
  • Sport
  • Sport

    Zidane flet sërish për situatën e Bale në Real

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 23:11

    Zinedine Zidane tregoi se Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madridi, pasi Uellsiani kryesoi rrugën në një fitore 3-1 ndaj Celta Vigos të shtunën.


    Pas ndeshjes, Zidane tha se beson se Bale tani do të qëndrojë, me afatin e transferimit spanjoll që mbyllet më 2 shtator.

    “Ne kemi folur për këtë dy ose tre herë më parë, se ai do të qëndrojë. Të gjithë lojtarët që kemi tani jemi duke menduar se do të jenë këtu për sezonin”, ka deklaruar Zidane.

    Muajin e kaluar Zidane tha që do të ishte “më e mira për të gjithë” nëse Bale do të shitej, por një lëvizje në Kinë nuk u arritë dhe çuditërisht, 30-vjeçari tani duket se ka gjasa të mbetet në këtë skuadër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!