×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli i thotë kryeministrit: Turp, Albin trimi

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 22:30

    Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti të thënë sot me rastin e protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997, ku citon këtë të fundit të ketë thënë se “protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti”.

    Tërmkolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se Kurti sot ofendoi popullin të cilët me guxim e dinjitet organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb.

    Postimi i saj:

    Turp, Albin trimi!

    Albin Kurti: ”Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti“.

    Respekt për studentët dhe protestën e 1 Tetorit 1997!

    Respekt për protestën-marshin e grave të Kosovës më 21 prill 1996!

    Turp për Albin Kurtin që edhe sot ka gjetë kohë të ofendojë një popull të tërë si frikacak e pa dinjitet, në një kohë (vitet 90-ta), kur shqiptarët me dijen, guximin e dinjitetin më të lartë kombëtar e politik organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb, për liri e shtet të pavarur.

    Asnjë popull në botë nuk bëhet as trim as i dinjitetshëm me një akt proteste, po nuk qe i tillë!
    Fundja, studentët ishin pjesë e këtij populli.

    Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”.

    Turp, Albin trimi!
    #MT

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!