×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

    Sulmi me gurë ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Shaqip Kamberi kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 22:38

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është sulmuar dhe frikësuar famija e Ruham Muharremit në Medvegjë.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të monitorojë situatën në fjalë, shkruan Reporteri.net.

    Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë. Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla. Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

    Kurse, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se për sulmin ndaj familjes shqiptare Muharremi në Medvegjë, e ka lajmëruar ambasadën e Shqipërisë në Serbi dhe OSBE-në.

    Tutje Lutfiu, ka deklaruar se anëtarët e kësaj familje ndjehen të shqetësuar.

    “Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera. Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka thënë Lutfiu. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!