×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Tingëllon paradoksale, por unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 23:16

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga” deklaron se ai së bashku me familjen e tij ndjehet më i sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.

    Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviq se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

    “Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, është shprehur ai për “Istraga”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!