Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vjedhje në banesën e Ministres së MINT, Rozeta Hajdarit, rast ky që për të cilin u raportua të ketë ndodhur të dielën.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
E dyshuara është një grua e moshës 33-vjeçare, e cila është dërguar në mbajtje.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti.
Sipas raportimeve të mediave, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Hajdarit i janë vjedhur 2 mijë e 500 euro, dokumente personale përfshirë edhe një kartelë bankare që takon MINT-it. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.