Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas sulmit terrorist nga një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Vëllai i tij, Mujë Bunjaku, ka thënë se është krenar për të dhe se shpreson që ai të ishte rasti i fundit tragjik.
“Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, shumë krenar. Krenaria është e madhe. Kemi dhimbje, mirëpo po na lehtëson kombi shqiptar, prej Kosovës deri në Australinë e largët. Të gjithë me diplomatë evropian i falënderojmë shumë”.
“Inshallah është kthesë historike e inshallah është e fundit. Kemi policë shumë që kanë rënë, janë 23 mesa di unë, bashkë me vëllain tim”.
“Mjaft më me këto! Jemi në tokën tonë dhe do të mbesim në tokën tonë, është tokë shqiptare”, u shpreh Bunjaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.