Wolverhampton Wanderers e ka ndalur Manchester Unitedin në xhiron e dytë në Ligën Premier, derisa ndeshja përfundoi 1-1.
Ekipi nga “Old Trafford” kaloi i pari në epërsi përmes golit që shënoi Anthony Martial në minutën e 27-të nga asistimi që pranoi nga Marcus Rashford me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Ishte minuta e 55-të kur Ruben Neves e shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, pas asistimit që mori nga Joao Moutinho.
Mirëpo, Manchester United e kishte shansin që ta rikthente epërsinë me penalltinë e fituar nga Paul Pogba (68’), por Rui Patricio e priti atë gjuajtjen e francezit.
Pas xhiros së dytë, skuadra nga qyteti i Manchesterit renditet në vendin e katërt me katër pikë, po aq sa ka edhe City në vendin e tretë, ndërsa Livepool dhe Arsenali ndajnë pozitën e parë me gjashtë pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.