×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    2,000 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri për të mbështetur Izraelin nëse është nevoja

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 23:56

    Përafërsisht 2.000 trupa amerikane janë përgatitur për të pranuar urdhra për mbështetje të mundshme ndaj Izraelit, thotë një zyrtar i mbrojtjes për NBC News.

    Ata nuk do të shkojnë askund ende, as domosdo në Izrael ose Gaza, mirëpo nëse u jepen urdhra atëherë do dislokohen në një vend të afërt për t’u përgatitur për ta mbështetur Izraelin, transmeton Reporteri.net.

    Këta trupa kishin marrë urdhër gatishmërie 96-orësh dhe tani janë në një njoftim 24-orësh.

    Në këtë numër ushtarësh, janë të inkuadruar trupa me aftësi të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen mjekësore, ekspertët e eksplozivëve dhe të tjerë.

    Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, u kthye në Izrael të hënën – vizita e tij e dytë në më pak se një javë – pas një turi të stuhishëm në gjashtë shtete arabe duke synuar të parandalojë zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme.

    Blinken u takua me Netanyahun, kryeministrin izraelit, për të riafirmuar vendosmërinë e SHBA-së që t’i ofrojë Izraelit gjithçka që nevojitet për të mbrojtur qytetarët e tij. /Reporteri.net/.

    Alarm për bomba, Blinken dhe Netanyahu strehohen në bunker

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!