Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se detyra e Gjermanisë është të “qëndrojë për ekzistencën e shtetit të Izraelit” gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kancelari gjerman, i cili po viziton Tel Avivin për të treguar solidaritet me Izraelin, tha se ishte në “një vizitë te miqtë në kohë të vështira”, raportoi Deutsche Welle.
“Siç thashë në parlament javën e kaluar, Gjermania mund të ketë vetëm një vend në kohë të vështira: në anën e Izraelit. Siguria e Izraelit dhe e qytetarëve të tij është kryesore për shtetin e Gjermanisë. Dhe parlamenti gjerman e mbështet njëzëri këtë qëndrim”, tha Scholz, transmeton Klankosova.tv.
Scholz vuri në dukje se historia e Gjermanisë dhe roli i saj “në fillet e Holokaustit, do të thotë se është detyra jonë të ngrihemi për ekzistencën e shtetit të Izraelit”.
Ai shtoi: “Ne dënojmë sulmet e etura për gjak nga terroristët e Hamasit me termat më të ashpër. Terrori brutal kundër civilëve të pafajshëm, ekzekutimi i qytetarëve të pambrojtur, vrasja e foshnjave, rrëmbimi i grave, burrave dhe fëmijëve, poshtërimi dhe prezantimi i të mbijetuarve të Holokaustit – na ftohet gjaku”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.