×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli: Kemi vrarë dy liderë të lartë të Hamasit

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 9:03

    Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy liderë të lartë të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës.

    Ata raportuan se i pari është Muhammad Awdallah komandanti i sistemit raketor anti-tank të Brigadës së qytetit të Gazës.

    Ndërsa, i dyti është Akram Hijazi i Forcave Detare të Hamasit, përgjegjës për drejtimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga Gaza.

    Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme, të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza, që raportohet të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.

    Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Rripin e Gazës, ndërsa tashmë është konfirmuar që sulmi në spitalin al-Ahli është më vdekjeprurësi në pesë luftëra që nga viti 2008. /Reporteri.net/

    Biden anulon udhëtimin në Jordani pas sulmit në spitalin e Gazës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!