Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së parë në Bundesligë.
Djaloshi nga Vushtrria pati një fillim të mbarë duke regjistruar asistimin e parë te goli i parë i Werderit këtë sezon në Gjermani.
Por në vazhdim të ndeshjes, ai u detyrua të largohej nga fusha, shkaku i lëndimit saktësisht në minutën e 66′.
Lëndimin e Rashicës e ka konfirmuar edhe skuadra e Werder Bremen, që ka dalë me një komunikatë zyrtare.
Klubi gjerman konfirmon se 22-vjeçari ka probleme serioze me muskujt dhe do mungojë disa javë.
Me shumë mundësi, Rashica do t’i mungoj Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kuadër të kualifikimeve Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.