×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Momenti kur dhëndri i ish-kryeministrit Berisha arrestohet në aeroportin e Tiranës

    Reporteri
    22 Tetor 2023 | 14:07

    Top Channel ka siguruar videon e plotë të arrestimit të Jamarbër Malltezit. Dhëndrit të Sali Berishës iu vunë prangat mbrëmjen e kaluar sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

    Ndërsa sot, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion njoftoi zyrtarisht arrestimin e Jamarbër Malltezit, masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.

    Sipas njoftimit të SPAK, përfitimet e marra nga Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

    Privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”, SPAK njofton akuzat zyrtare për ish-Kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij dhe ortakun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!