×
  • Lajme
  • Shqipëria / Dyshimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”

    Sekuestrohet vila e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjirin e Lalzit

    Reporteri
    23 Tetor 2023 | 15:27

    Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.

    Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

    Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

    Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!