Mesfushori frances i Manchester Unites, Paul Pogba, humbi penaltinë në ndeshjen e fundit kundër Wolves.
Si pasojë e humbjes së penalltisë, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan mediat në Angi, transmeton Reporteri.net.
Përveç që ia humbi ekipit të tij 3 pikë, Pogba ka bërë edhe një dëm tjetër. Ylli francez ia ka humbur bastin, boksieri Tyson Fury.
Ai kishte vënë bast me shokun e tij të palestrës dhe humbi rreth 5 dollarë në këtë bast.
Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar gjatë vikendit kundër Wolverhampton, në pjesën e parë ishte në epërsi me golin e Antony Martial.
Rezultati u barazua në pjesën e dytë nga Neves, derisa Pogba e kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, mirëpo dështoi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.