×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 17:46

    Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

    Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.

    Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas Top Channel, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.

    Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin dhe e ka goditur.

    Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.

    Ish-kryeministri Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook, kur seanca e parlamentit u mbyll.

    “Ky është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!