Manchester United, qysh tash po mendon për afatin e janarit, për të bërë tranferime të reja të futbollistëve.
Objektivi kryesor i Djajve të kuq, është sulmuesi anglez i Dortmundit, Jadon Sancho.
Ekipi i Ole Gunnar Soskjaer, ka bërë gati 100 milionë funte, raportojnë mediat angleze.
Këto para nuk paraqesin problem për United, pas shitjes së belgut Lukaku dhe kilianit Sanchez në Inter, transmeton Reporteri.net.
Po ashtu edhe mesfushori francez Paul Pogba, po kërkohet nga skuadra të shumta evropiane.
Jadon Sancho është vetëm 19-vjeçar dhe e ka filluar sezonin furishëm, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë në tri ndeshje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.