Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës ka shkaktuar kaos dhe dhunë në rrugë e Bernit, derisa shkonin drejt stadiumit para ndeshjes që nisi në orën 20:45 ndërmjet Young Boys dhe Crvena Zvezdës, në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Të mbledhur nëpër lokale të ndryshme, tifozët serbë gjatë tërë kohës kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, në gjuhën serbe.
Nuk është hera e parë që tifozët serbë merren me çështjen e Kosovës.
Policia në Bern ka konfirmuar se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën.
Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila kishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.