Tifozët e klubit serb, Crvena Zvezda, kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern të Zvicrës ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj zvicerane Young Boys.
Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtese në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës.
Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera.
Ndërsa, mediet serbe shkruajnë se ishin shqiptarët ata që provokuan të parët.
Pas një përplasjeje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.