×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama ndan videon, krah bashkëshortes në darkën zyrtare me Presidentin Macron

    Reporteri
    10 Nëntor 2023 | 20:20

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe do të mbahet edicioni i 6 i Forumit të Paqes në Paris.

    Rama ka shpërndarë në Facebook, video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me Presidentin Macron. Kryeministri është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa janë takuar edhe me çiftin presidencial ku shihet edhe bashkëshortja e presidentit francez Brigtte.

    “Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.

    Sakaq në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!