×
  • Sport
  • Sport

    Madhështore: Xhudistët kosovarë priten si heronj në Japoni

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 9:17

    Pas një jave fillon kampionati botëror i xhudos që do të zhvillohet në Tokio të Japonisë.


    Xhudistët kosovarë me në krye trajnerin Driton Kuka kanë arritur në lindjen e largët.

    Ata fillimisht do të stërvitjen atje për të qenë gati për ndeshjet.

    Kuka këtë Botëror e ka quajtur si më të fortin ndonjëherë.

    “Sanyo City Japan. Pritje e ngrohtë për ekipin tonë! Arritja në Japoni me ekipin për përgatitje dhe gara në Botërorin më të fortë ndonjëherë! Një qytet që po ndjehet krenar me prezencën e garuesve tonë. Gara me rëndësi të veçantë edhe për Pikë Olimpike si caku kryesor i ekipit“, ka shkruar Kuka. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/jepize06/videos/862054077512847/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!