Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve të Përfaqësuesja e Kosovës.
Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ky takim pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe llogaritet ndër më vendimtarët për fatin e Kosovës në këto eliminatore.
Megjithatë, Dardanët nuk e kanë fatin në anën e tyre, pasi shumë lojtarë kryesor të skuadrës janë të lënduar.
Trajneri Bernard Challandes ka kokëdhimbje pasi më parë u lënduan dyshja titullare Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli, ndërsa para disa ditësh edhe Milot Rashica.
Por, kjo nuk ka mjaftuar pasi trajneri zviceran sot (e enjte) gjatë ditës ka marrë edhe një lajm të hidhur nga infermieria.
Edhe mesfushori luftarak, Herolind Shala ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve me klubin e tij Valarenga.
Është vet klubi norvegjez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se mesfushori i Kosovës ka thyer dorën.
Sipas Telegrafit, Shala do të futet në operim të hënën dhe pritet të mungojë rreth gjashtë javë. Rrjedhimisht ai do të bëhet mungesa e katërt e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.