Festë kuqezi në Kishinjev. Djemtë e teknikut Silvinjo kanë rishkruar historinë duke dërguar Shqipërinë në Europianin e dytë të historisë.
Atmosfera pas barazimit me Moldavinë që solli edhe pikën e artë të kualifikimit në Euro2024 është elektrizuar, me djemtë që i janë drejtuar tribunës ku ishin stacionuar tifozët e mbledhur nga të gjitha trojet.
I emocionuar edhe Sylvinho me stafin i janë bashkuar festimeve, teksa tekniku brazilian mban rreth qafës flamurin e Shqipërisë.
Hareja dhe gëzimi kanë qenë edhe më të mëdha në dhomat e zhveshjes, aty ku djemtë e kombëtares ia kanë marrë edhe këngës për të festuar kualifikimin historik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.