Nëse De Biazi nuk e bën ende gjumin e qetë, arsyeja është Berat Gjimshiti. Në kohën kur drejtonte Shqipërinë dhe në shkonim në Francë, ish-trajneri i Shqipërisë zgjodhi që të kthente në shtëpi Gjimshitin, Shalën, Rashicën dhe Rrahmanin.
Në fund, ishte vetëm Berat Gjimshiti që zgjodhi të qëndronte te Shqipëria. Në fakt, ndoshta ishte lojtari që e meritonte më shumë se gjithë të tjerët të mbetur në shtëpi atë biletë Europiani. Gjimshiti nuk reagoi keq, heshti. Madje as në kohën kur Panuci e la në stol. Me ardhjen e Silvinjos, Berati mori shiritin e kapitenit dhe na dërgon në Europianin e Gjermanisë.
Por vërtet interesante është rishikimi i pamjeve të vjetra në momentin kur Berat Gjimshiti mori valixhen në dorë dhe do të largohej nga grumbullimi. Themi interesante pasi tani jemi të lumtur se Zoti i dha një mundësi të dytë Gjimshitit. Në atë kohë i shkatërruar emocionalisht, Berati kërkon largimin sa më parë nga vendi që i ngjallte shumë kujtime të këqija dhe tani, e sheh veten në kulmin e karrierës. /Sport Ekspres/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.