×
  • Sport
  • Sport

    Zvicër-Kosovë, mbi 100 euro biletat në tregun e zi

    Reporteri
    18 Nëntor 2023 | 18:58

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    “Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.

    Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë për faktin edhe se shumë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

    Interesimi padyshim se është i jashtëzakonshëm, teksa raportohet se biletat po shitën edhe në tregun e zi.

    Një shitës biletash ka deklaruar se çmimi i një bilete në tregun e zi po shkon deri në 110 frangë, apo 113 euro.

    “Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha “RTKLive” një shitësesh bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe më larg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!