Edon Zhegrova është duke ndjekur nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
24-vjeçari ka publikuar një fotografi nga stadiumi “St. Jakob-Park”, duke bërë të ditur se është i pranishëm në shkallët e stadiumit.
Kujtojmë se Zhegrova nuk u grumbullua nga Kosova për këtë ndeshje, si dhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, për çka ende ka reagime të shumta nga opinioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.