Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes të Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pjesën e parë të lojës e dominoi Zvicra, megjithatë pati raste edhe nga Kosova në fund të pjesës së parë, siç ishte ai me Rashanin.
Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se ndeshja me Zvicrën do të jetë e vështirë.
Aktualisht Grupi I kryesohet nga Zvicra me gjashtëmbëdhjetë pikë, por po aq ka edhe Rumania në vendin e dytë. Kosova gjendet në vendin e katërt, pas Izraelit. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.