×
  • Sport
  • Sport

    Zviceranët kritikojnë ‘ashpër’ paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Kosovës

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 14:21

    Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Kosovës.

    “Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të ‘prerë’ biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

    Mesfushori nga Kosova luajti për 90 minuta mbrëmë. Nga lexuesit e “Blick”, ai u zgjodh si lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë.

    “Xhaka ishte njeriu i 12-të për kosovarët”, shkroi lexuesja Hanni Bernasconi. “Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”.

    Ajo nuk ishte e vetmja që ndante këtë mendim pasi që edhe shumë tifozë tjerë zviceran mendonin njësoj.

    Mediumi zviceran zbuloi se 41% e zgjodhën Xhakën si lojtarin më të dobët në takimin e së shtunës.

    Ruben Vargas, autori i golit të vetëm për Zvicrën, u zgjodh si lojtari më i mirë nga tifozët, me 59% të votuesve pro tij.

    Kujtojmë se Xhaka këtë sezon është duke shkëlqyer në Gjermani tek Bayer Leverkuseni nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke qenë një ndër lojtarët kyç të “Aspirinave” në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion në Bundesliga, teksa momentalisht janë lider të tabelës./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!