UEFA i ka publikuar katër vazot me Kombëtaret e kualifikuara deri tash, pak javë para hedhjes së shortit të fazës së grupeve për Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare ka përfunduar në vazon e dytë, ndërsa më 2 dhjetor do të hidhet shorti i fazës së grupeve.
Mediat angleze e kanë analizuar shortin e mundshëm, ndërsa i kanë publikuar dy grupe të mundshme të “Tre Luanëve”, atë më të lehtë dhe atë më të vështirë ku mund të përfundojnë ata.
“The Sun” shpreson që anglezëve t’iu bie në grup Shqipëria, së bashku me Slloveninë e Kazakistanin, i cili është konsideruar si grupi më i mirë i mundshëm për nënkampionin aktual evropian.
Ndërkohë, mediumi britanik e ka imagjinuar edhe grupin më të vështirë apo më të keq të mundshëm, duke i vendosur në grup me Anglinë kombëtaret si Danimarka, Holanda dhe Italia.
Shqipëria e siguroi së fundmi kualifikimin e dytë në histori, pas atij të parë në vitin 2016.
Kuqezinjtë po ashtu shpresojnë në një grup të favorshëm me synimin që të kalojnë tutje.
Kampionati Evropian do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.