×
  • Sport
  • Sport

    Kampionatit Evropan të Xhudos që do të mbahet në Prishtinë: Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 18:33

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë videon promovuese zyrtare të Kampionatit të Hapur Evropian “European Judo Championships Open Prishtina 2023”.

    Ky kampionat do të nisë më 16 dhjetor dhe do të marrin pjesë deri në 50 shtete me mbi 100 xhudistë.

    “Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë”.

    “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Kosova Judo Federation, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos”, thuhet në njoftim, nga ministria.

    Më tej, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëri të ditur se hyrja do të jetë falas për të gjithë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!