Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së Vitor Roque përgjatë javëve të fundit. 18-vjeçari nënshkruajti për Barcelonën gjatë afatit kalimtar veror, por nuk ishte në gjendje t’i bashkohet atyre menjëherë për shkak të vështirësive financiare të klubit.
Si pasojë e kësaj Roque do të mbetet si lojtar i klubit brazilian Athletico Paranaense të paktën deri në fund të vitit 2023.
Të gjitha këto spekulime kanë ndodhur teksa Roque ishte duke u rikuperuar. Në muajin shtator ai pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje në kampionatin brazilian dhe pritej që ai të ishte jashtë fushave deri në përfundim të kampionatit, që do të thotë deri në fund të muajit të ardhshëm.
Sidoqoftë, pas dy muajsh mungesë ai u rikthye në aksion të shtunën ndaj Vasco da Gamas, duke luajtur 26 minuta. Ai nuk ishte në gjendje të bëjë diferencën kësaj radhe pasi ndeI rishja përfundoi pa gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.