Futbollisti uruguaian Darwin Núñez doli të ishte një nga dështimet më të mëdha të Liverpoolit në vitet e fundit, pasi ai nuk po justifikon me të vërtetë paratë e investuara për ardhjen e tij.
Me paraqitjen në derbin ndaj Manchester Cityt që përfundoi eme rezultat të barabartë 1-1, është aktivizuar klauzola në kontratën e nënshkruar nga Benfica dhe Liverpool gjatë transferimit.
Aty thuhet se klubi anglez do t’i paguajë Benficas gati 10 milionë euro pasi futbollisti kapi shifrën 60-të ndeshjeve të luajtura për klubin, shumë kjo e cila tashmë do të kalojë në llogarinë e klubit portugez pasi ndeshja ndaj Cityt ishte e 60-ta për sulmuesin.
Një klauzolë e tillë tashmë ishte aktivizuar kur Nunez kishte bërë paraqitjen e dhjetë për “Të Kuqtë” dhe kështu klubi anglez pagoi rreth pesë milionë euro në drejtim të Benficas.
Nunez ka shënuar 22 gola në 60 paraqitje deri më tani me Liverpoolin, shifra këto që pritet të rriten në vazhdim.
24-vjeçari nuk kishte shënuar në sfidën ndaj “Qytetarëve”, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes kishte pasur një konflikt verbal me Guardiolën por që situata nuk doli jashtë kontrollit pasi kishin ndërhyrë pjesëtarë të dy ekipeve për të shmangur diçka më të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.