Tyson Fury ka insistuar se do ta mposhte kundërshtarin e Joshuas, Andy Ruiz Jr me një dorë prapa shpinës së tij.
Britanezi gjithashtu ka thumbuar kampionin botërorë këtë javë, duke qeshur me meksikanin për faktin se ai han shumë takos, në vend se të jetë në palestër, shkruan Reporteri.net
Ndërsa Fury, i cili është duke u trajnuar për ndeshjen kundër pak-të njohurit Otto Wallin në shtator, ka insistuar se Andy Ruiz Jr nuk do të ishte aspak një problem nëse ata do të ndesheshin ndonjëherë.
“Dëgjoni, ne kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodh në të ardhmen dhe unë nuk them kurrë jo për çdo gjë.
“Por një gjë që do ta them është, do t’i lë tifozët të vendosin, cilën dorë do ta vendosë prapa shpinës sime dhe ta mposhti Ruizin me dorën tjetër – sepse mua më nevojitet vetëm njëra dorë për të”, ka thënë Fury plotë vetëbesim.
Fury pritet të ndeshet me Deontay Wilder nëse e kalon pengesën e quajtur Wallin dhe ka konfirmuar që ndeshja do të jetë në Las Vegas vitin e ardhshëm./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.