×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Geci raportohet se e ka ndërruar fenë, ai e mohon

    Reporteri
    29 Nëntor 2023 | 11:05

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është raportuar se është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.

    Përveç fesë, Sabiti, sipas raportimeve e ka ndërruar emrin dhe se tani e tutje do të quhet Kastriot.

    “Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë së Shën Mihillit të publikuar në faqen e tyre në Facebook.

    Mirëpo, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci ka mohuar se e ka ndërruar emrin dhe fenë.

    “Këto janë hajgare”, tha ai, derisa shtoi: “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.

    Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik. /Reporteri.net/

    Sabit Geci mohon se ka ndërruar fenë dhe emrin: “S’e ndërroj me ma dhanë botën, e kam emrin që ma ka lanë baba e nana”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!