×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 7:28

    Një 55 vjeçar është vrarë mbrëmë në Prishtinë, vrasja e dytë kjo që ndodhi  në kryeqytet në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

    Siç konfirmoi Policia e Kosovës, viktima a u ther për vdekje me thikë.

    I dyshuari për vrasjen 55 vjeçarit, siç raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net është një 29 vjeçar, me të cilin viktima ka lidhje familjare.

    Reporteri.net merr vesh se dorasi është Edon Bujupi. Ai pasi theri me thikë babanë e gruas u arratis nga vendi i krimit me një veturë të tipit Mercedes, me targa 07.

    I njëjti ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Dhëndëri 29 vjeç vret me thikë babanë e gruas në Prishtinë – arratiset me veturën “Mercedes” me targa 07

    Bujupi pak ditë para se të kryente vrasjen ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij. Rasti i zhdukjes ishte raportuar edhe në raportin 24 orësh të policisë, të së premtes së 25 nëntorit.

    Siç u bë e ditur, bashkëshortja e Bujupit ka raportuar në polici se i njëjti ka dalë nga shtëpia të premten dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

    Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, pasi 29 vjeçari ishte kthyer në shtëpi, babai i gruas së tij – viktima në këtë rast – mbrëmë kishte shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për ta sqaruar rastin dhe pas një konflikti të nisur aty i njëjti ishte therë për vdekje.

    Vrasja e mbrëmshme ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Viktima u dërgua fillimisht për trajtim në QKUK, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

    Kjo ishte vrasja e dytë brenda natës në kryeqytet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!