×
  • Lajme
  • Lajme / Policia

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vjehrrit të tij në Prishtinë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 13:12

    Policia e Kosovës sot ka vënë në pranga Edon Bujupin, i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij, mbrëmjen e së mërkurës.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari është arrestuar sot.

    “Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë.

    Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore” , kanë thënë nga Policia e Kosovës.

    Bujupi dyshohet se në mbrëmjen e 29 nëntorit ka therur me thikë babanë e gruas, 52 vjeçar në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

    Pas kryerjes së aktit ai është ikur nga vendi i ngjarjes dhe nga ajo kohë ka qëndruar në arrati. /Reporteri.net/

    Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!