×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 17:55

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sot duke filluar nga ora 18:00 do të mësojë kundërshtarët në grupet e Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Kuqezinjtë u kualifikuan në Evropian duke qenë të parët në grupin për kualifikime, duke lënë pas kombëtare si Republika Çeke dhe Polonia.

    Legjenda e Holandës, Wesley Snejder ka thënë që ekipi që do të bëjë befasi në Evropian do të jetë kombëtarja shqiptare.

    Kështu ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për UEFA-n, duke përmendur edhe Jude Bellinghamin, që sipas tij, do të jetë lojtari i ri më i mirë.

    Sipas Sneijder, golashënuesi më i mirë do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë Kylian Mbappe.

    Ndërkohë, ish-sulmuesi holandez e parashikoi Francën me Anglinë në finale të Evropianit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!