×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Zemaj për VV-në: Mashtrues e të paaftë, që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 8:15

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për mungesë të investimeve në shëndetësi.

    Zemaj ka thënë se pas tri viteve në Qeveri, tek sot e kanë proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

    “Pas 32 muaj e dy javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.

    Ai tutje i ka quajtur zyrtarët e shtetit mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses.

    “Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjienike. Nuk ka as sapun. Marre!”, ka përfunduar Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!